Thursday, October 21, 2010

Noizy



 Noizy
Noizy, Noizy, Noisy, Otr, O.T.R, O.T.R., No1Zy

Vendlindja: Diber
Mosha: 24 Vjeç
Ditelindja: 27 Shtator 1986
Shenja e Horoskopit: Peshorja


Emri i vertetë Rigels Rajku. Në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich) 
Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi... Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate. 

I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje. 

Ka shumë still më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptarë. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge "streetfight" ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje - 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre. 

Ne vitin 2008 Noizy ka lidhur një kontratë me "ZIG ZAG" records në të cilen u realizuan super hitet "O.T.R me zemer" , "Jena mbretër" & "Histori e gjatë" . Albumi i Parë i Noizy`t "PAK MË NDRYSHE" ka zgjatur gati 1 vit te plotë për tu realizuar në mënyrë shumë profesionale. 
Inçizuar dhe masterizuar nga inxhinieri anglez TOM ON THE MIX , Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë. 
Ne vitin 2010 doli në treg albumi me titull "Most Wanted MixTape". 
Ne Vitin 2010 Noizy mori pjes ne eventin Top Fest me kengen What's up dhe Fitoi "Çmimin e Internetit" Noizy gjate veres do te kete edhe disa hite te tjera si kenga ( The King And Queen ) me kengetaren e mirenjohur Genta Ismajli . Adhuruesit e Noizyt do te kene mundesi te kenaqen edhe me 15 hite te tjera te tjere dhe albumin e tij te 3-te qe quhet "Living Your Dream" dhe thuhet se permban edhe 3 superhite verore. 

Reperi Noizy, qe ka pas vehtes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire. 

Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noziy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film. 

”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij. 

Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive evropiane”.

No comments:

Post a Comment