Tuesday, October 19, 2010

Greta Koci



 Greta Koçi
Greta Koçi, Gerta Koçi

Vendlindja: Kuçove
Mosha: 19 Vjeç
Ditelindja: 26 Shtator 1991
Shenja e Horoskopit: Peshorja


Greta Koçi Ka lindur më 26 shtator 1991 në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë, por eshte Shkodrane dhe kete gje e ka konfermuar cdo here qe ka pasur mundesi. Ajo ka lindur tek gjyshja ku prinderit e saj ishin ne vizit tek gjyshja e Gretes ne Kuqov 

Talenti i saj është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj Shkodra TV1 në Shkodër. 

Fillimisht është shfaqur në TV me një videoklip në moshën 7 vjeçare, më pas i është përkushtuar tërësisht këngës. 

Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë live që u zhvillua në Radio Tirana. 

Në moshën 13 vjeçare u realizua bashkëpunimi me këngëtarin Erjon Korini me këngën "KUSH KA FAJ" e cila pati sukses të madh. 

Në vitin 2005 mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike 2005 me këngën "KAM MALL" të kompozuar nga Florjan Mumajezi dhe tekst të Turian Hyskës. 
Të dyja këngët e mesipërme kanë qënë HITET e momentit. 

Në muajin prill 2006, realizoi 3 këngë të reja me tre kompozitorët më të mirë maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko, përkatësisht: "BEJ BE QE S'TE DUA", "DASHURI PA SHIJE" dhe "NJE HERE PO, NJE HERE JO". 
Po këtë muaj ka realizuar dy këngë me kompozitorin Adrian Hila: "ZEMRA PER TY NDAL" dhe "IK NGA UNE TANI". 

Më 7 tetor 2006 fitoi çmimin e pare në festivalin: Mikrofoni i artë, me këngën: "FOLI DJALIT" të kompozuar nga Genti Lako. 

Më datë 2 dhjetor 2006 hedh në treg albumin e saj të parë të titulluar: "MOS SHIKO TJETER" me ekskluzivitetin e shtëpisë diskografike Eurostar.Ne kete album gjithashtu eshte edhe bashkpunimi me Indrit Mliken, me nje KOLAZH POPULLOR. 

Më datë 15 dhjetor 2006 promovon albumin në Prishtinë nën ekskluzivitetin e kompanisë Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy këngët e fundit të albumit: "MOS SHIKO TJETER" nje bashkepunim me këngëtarin kosovar Labinot Tahiri dhe kengën "KERCIM DASHURIE". 

Më 21-23 dhjetor 2006 mori pjesë në Festivalin e 45-të Kombëtar të Këngës në Radiotelevizion me këngën "EJA ZEMER" të kompozuar nga Genti Lako dhe tekst të Arben Dukës.Ku pamvaresisht se nuk fitoj kenga u be menjehere HIT. 

Me daten 9 mars 2007 - Kenga e saj "KERCIM DASHURIE" kompozuar nga Genti Lako dhe tekst te Arben Dukes eshte botuar ne nje compilation (permbledhje) ne Sh.B.A me kengetaret me te famshem te botes si, Beyonce, Roxett, U2, etj. Ky compilation eshte shperndare ne te gjitha radiot e botes me te drejte ekskluzive te radio "Ventures". 

Më 26 mars 2007 merr pjese ne Festivalin e Kenges Top Fest 4 me këngën "SA ME LODHE" me kompozim te Genti Lako, koreografi të Albi Nako dhe stiliste Rezarta Skifteri. 
Ku me date 27 maj 2007 fiton edhe çmimin e pare te ketij spektakli me kengen ne fjale. 


Më 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengës së saj më të rë "ME FAL NENE" e cila do të interpretohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve ne Tirane në spektaklin "MISS-GLOBE", më 30 shtator dhe 1 tetor 2007. 
Ne muajin dhjetor u realizua edhe videoklipi i kesj kenge, qe ishte edhe suksesi i rradhes per Greten. 

Me 22 janar 2008, realizoi në Audio dhe Video kolazhin me kenge popullore qytetare të Jugut. 

Në mars 2008, filloi një TUR koncertesh në gjithë Shqiperine. Mbyllja e Turit u kurorëzua me nje koncert madhështor në pallatin e Sportit në Shkodër. Koncerti i Shkodrës u sponsorizua nga Konsullata Italiane në Shkoder, Bashkia Shkodër dhe kompania PEPSI. 
Turi në të gjithe Shqiperinë u sponsorizua nga kompania PEPSI, ndërsa realizimi teknik nga Living room show. 

Me 06 qershor 2008 perfundon vidioklipin Shkolla Wilson, këngë qe ia ka kushtuar shkolles se saj. 

Ne festivalin e 46-te te kenges ne radiotelevizion merr pjese me kengen "NATEN TE KERKOVA". 

Nje tjeter bashkepunim i suksesshem i Gretes eshte ai me Stine me kengen "KUSH TE FOLI KEQ PER MUA" me muzike dhe tekst te Stine. 
Kënga flet për një çift të rinjsh, të cilët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye të disa thashethemeve dhe një nga frazat që të mbetet në kujtesë është “Kush të foli keq për mua/ vetëm Zoti e di se sa të dua”. Një temë aktuale dhe shumë e prekshme për realitetin ku jetojmë”. 


Kenga e rradhes eshte "DO T'ME SHAJE NENA", kenga e cila mban edhe titullin e albumit NR.2 te GRETA KOCIT. 

Pa ketij albumi do te vije nje tjeter kenge jo shume ritmike por shume terheqese per publikun "NUK TA KAM THENE". 

GRETA KOCI pervec kengeve ka bere publikun per vete per shume arsye. Zeri i saj i ka mahnitur te gjithe, ashtu si mosha e saj, personaliteti i saj e shume detaje te tjera. 

Ne muajin prill te 2008 Greta Koçi nis nje turne ne gjithe qytetet e shqiperise duke e mbyllur me nje super koncert ne qytetin qe eshte ne "ZEMREN" e saj, ne SHKODER. 

Greta Koçi edhe pse shume e re ne moshe konfirmon per te gjithe qe eshte nje artiste e vertete, duke dhuruar nje shume parash per banoret e "GERDECIT". Nje shume prej 5 milione lekesh te vjetra, por qe duke pasur parasysh qe eshte nder personat e paket PUBLIK qe ben kete gjest kjo shume merr nje vlere me te madhe. 

Nese ndokush deshiron te takoje Greten sigurisht sezoni veror nuk eshte ai me i pershtatshmi, sepse Greta Koçi sezonin veror e kalon ne koncerte ne plazhet e shqiperise, nga VELIPOJA ne SARANDE. Pa harruar ULQININ.

No comments:

Post a Comment