Friday, October 15, 2010

Dafina Zeqiri


DAFINA ZEQIRI



 Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri, Duffy, Duffy'e, Duffy'e, Dafi, Duffyy, Duffye, Daffi, Daffy

Vendlindja: Varberg (Suedi)
Mosha: 21 Vjeç
Ditelindja: 14 Prill 1989
Shenja e Horoskopit: Dashi


Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:

Në vitin - 2007 :
Fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë"!

ndërsa në vitin - 2008:
Dafina bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin

 sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar !
Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown".
Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo 

e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .

kurse në vitin - 2009:
Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi

 këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës!
Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e

 njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët 
u shëndërruan në hitet e verës 2009.
Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një 

sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap.
Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com
Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.
Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).

Rritja e suksesit të saj ngjan me trajektoren e një rrakete kozmike në qiell të hapur dhe fansat presin me padurim 

se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2010!

Dafina ka deklaruar se gjatë vitit 2010 do të realizoj disa këngë me videoklipe si dhe albumin me këngë krejtësisht 

të reja i cili do të del në treg në vere.

Ne shkurt 2010, Dafina ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku

 kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht "Stupid in love". Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri
 udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze "ROCK THIS CLUB".

Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të sivjetshëm të Videofestit Muzikor,

 duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, ‘Best of All’.

Dafina Zeqiri bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin

 e këngës 
“Rock this club”. Së fundmi ka lançuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic 
shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen 
në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, 
kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna. “Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem 
një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht 
shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk 
sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë
 kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta,
 sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”.
Dafina mori pjese edhe ne nje koncert te realizuar ne Kosove nga rap-kengetari i njohur Snoop Dogg dhe u

 prit shum mire nga publiku.

Kenga e fundit nga Dafina titullohet `Quni i Mamas`. Dafina zeqiri se fundi beri nje kenge me reperin 2po2

 dhe kengetaren TUna dhe kjo kenge titullohet VIBE

No comments:

Post a Comment