Thursday, October 21, 2010

Ciljeta Xhilaga



 Ciljeta
Ciljeta, Qiljeta, Ciljeta Xhilaga

Vendlindja: Tiranë
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 05 Shkurt 1985
Shenja e Horoskopit: Ujori


Çiljeta jeton ne Tirane, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Në shkollë ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Që në vitin e parë të gjimnazit zgjidhet modelja më e mirë. Po këtë vit merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, ku vlerësohet me çmimin “Miss Kinemaja”. Në moshën 17-vjeçare përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e bukurisë “Miss National”, të organizuar në Brazil. Gjatë gjimnazit bëhet imazh edhe i disa reklamave. Familja e saj përbëhet nga tre pjesëtarë: mami, babi dhe Çiljeta. Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditëlindjes 15.12.1935. Aktualisht, është pensionist, por profesioni i tij ka qenë ekonomist. Origjina e tij është dibrane, mirëpo, duke pasur babanë oficer, është lindur në Delvinë. Mami i Çiljetës quhet Majlinda Xhilaga, e lindur më 23.05.1962 në Korçë. Profesioni i saj është parukiere. Çiljeta i ka bërë dhuratë mamit të saj një sallon bukurie në Tiranë, i cili mban emrin “Çiljeta”. Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj..." 
Eshte ajo qe beri Cilieten te famshme! Format e saj te rrumbullaketa e kthyen ate ne nje simbol seksi per Shqiperin. Pikerisht keto forma jane dhurate e natyres, pasi ajo nuk mban dieten dhe ushqehet normalisht. Ushqimi i saj i preferuar jane makaronat dhe asnjehere nuk i privon nga vetja gjerat qe i pelqejne. Here pas here shkon dhe ne palester, dhe nuk pi alkool as cigare. Shpenzon shume per pamjen e jashtme. Sidomos tani qe eshte ne vemendjen e paparaceve, ajo eshte e kujdesshme cdo here qe del nga shtepia. Gardaroba e saj eshte shume e madhe. Nese me perpara ka qen e fokusuar tek veshjet, se fundmi kane filluar t'i pelqejne shume aksesoret. Nuk ka asnje still te vecante.Vishet sportive, elegante dhe estravagante. Nese me perpara ka qene shume e njohur per ndryshimin e flokeve dhe pamjen e jashtme, duket se tani eshte e kenaqur. " Mendoj se duhet te rri natyrale!", ka thene ajo ne nje interviste. "Me pelqen keshtu dhe nuk kam ndonje ide per te ndryshuar". Dhe keq nuk e ka. Ajo u shpalle perpara disa kohesh ne internet si kengetarja me seksi. Ajo la pas bukuroshe si Elvana Gjata, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Jo pak per nje vajze e cila kur debutoj ne skene me konkursin "Miss Shqiperia" kishte shume enderra ne sirtar. 
Azhornimi i fundit: (E Diele, 08 Mars 2009 )

No comments:

Post a Comment