Thursday, October 21, 2010

Jonida Maliqi



 Jonida Maliqi
Jonida Maliqi

Vendlindja: Tirane
Mosha: 27 Vjeç
Ditelindja: 26 Mars 1983
Shenja e Horoskopit: Dashi


Qe ne moshe te vogel ka patur deshiren per te kenduar dhe nuk privohej aspak nga ambjentet qe e rrethonin. Ishte pjanistje Nora Cashku e cila e degjoi per here te pare ne autobusin e unazes teksa po kendonte nje kenge te Parashqevi Simakut. Viten qe vijoi duke u terhequr nga keshilla e zonjes Cashku e ema e regjistroi ne konkursin e shkolles se muzikes “Deshmoret e Lirise” ku studioi per kater vjet violine. Ne moshen 9 vjecare nen ndikimin e Suzana Turkut Jonida drejtohet tek Qendra Kulturore e Femijeve ku starton dhe karriera e saj artistike. Ne keto festivale te organizuara brenda dhe jashte vendit ajo njihet me emocionet e skenes, me kenaqesine e te kenduarit live dhe te cmimeve te par ate karrieres. Me pas I vijon studimet ne shkollen “Jordan Misja” ku per tre vjet studion instrumentin e kitares. Ne moshen 13 vjecare ngjitet per here te pare ne skenen e madhe te pallatit te kongraseve ne nje duet me tenorin Aleksander Rrapi dhe me kompleksin e femijeve me kengetarin Sherif Mejdani. Skollen e mesme e kryen po tek “Jordan Misja” ne degen e kantos. Ne vitin 1997 rikthehet ne festivalin e kenges se bashku me tenorin Kastiot Tusha me nje kenge kushtuar Nene Terezes. Viti 1999 do ta shihte Joniden si soliste ne festivalin e pranveres dhe me pas ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen “Do jetoj pa ty” nje hit I hershem I saj, I cili vleresohet me cmim te dyte ne Nota Fest ne Shkup. Pas mbarimit te shkolles se mesme vazhdon studimet per kanto ne Akademine e Arteve nene drejtimin e pedagoges se njohur Nina Mula. Pjesmarjet e saj ne festivale si ai I pranveres dhe ai I fundvitit nuk mungojne ne axhenden e saj madje shtohen dhe Kenga Magjike, Maratona e Kenges Popullore Qytetare. Ne vitin 2005 nis punen per realizimin e albumit te pare duke bashkepunuar me Adi Hilen. Po kete vit vleresohet me cmimin e Interpretimit ne Kenga Magjike. Realizon nje videoklip per kengen “Fli tani” nje balade e ndjere dhe mjaft e pelqyer prej saj. Pas diplomimit ne vitin 2006 njihet me zhanrin e musical duke marre pjese ne 10 Komandamentet me rolin e Bithias. Ate vit del ne treg albumi “Nuk te pres” me rastin e 23 vjetorit te saj. Ne Top Fest 3 prezantohet me nje duet me Tunen dhe vleresohen me cmimin Best Female. Ne qershor te ketij viti merr pjese ne musical “Romeo dhe Zhuljeta” nen petkun e protagonists perkrah Alban Skenderaj. Viti 2007 vazhdon te jete impenjativ me pjesmarje ne koncertet e TOB, Festivali I RTSH dhe 45 vjetori I Festivalit te Femijeve. Se fundmi ajo morri pjese dhe fitoi cmimin e pare ne Kenga Magjike 2008. 

No comments:

Post a Comment