Thursday, October 21, 2010
Tuna Sejdiu
Tuna, Altuna Sejdiu, Tuna Sejdiu
Joshese edhe pse servir performancen e nje vajze te forte. Altuna Sejdiu, nga Shkupi, qe njihet ne Shqiperi njesoj si ne Maqedoni e Kosove me emrin Tuna, ka krijuar imazhin skenik te vajzes çapkene. U be e njohur me kengen Machomen me te cilen u shpall fituse e festivalit Nota-fest ne Shkup. Eshte bija e sportistit me te njohur ne historine shqiptare, Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i SHkupit.
Këngëtarja e njohur per disa histori dashurie që i ka bërë publike, ka vendosur ti jap fund beqarisë. Më 4 prill 2010 ajo do të bëhet nuse e Rilind Rekës, me të cilin është në lidhje dashurie më tepër se një vit. Të përditshme në Shkup thonë se dasma është caktuar të mbahet më 4 prill në hotelit elitar “ Aleksandar Palas” në Shkup. Personi fatlum i cili do të jetë bashkëshorti i yllit të pop muzikës është djali i ambasadorit të Maqedonisë në misionin e BE-së në Bruksel, Blerim Rekës.
Gjatesia: 1.70
Pesha: 60
Ngjyra e syve: e gjelbert
Ngjyra orgjinale e flokeve: bjonde.
Ciljeta Xhilaga
Ciljeta, Qiljeta, Ciljeta Xhilaga
Vendlindja: Tiranë
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 05 Shkurt 1985
Shenja e Horoskopit: Ujori
Çiljeta jeton ne Tirane, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Në shkollë ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Që në vitin e parë të gjimnazit zgjidhet modelja më e mirë. Po këtë vit merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, ku vlerësohet me çmimin “Miss Kinemaja”. Në moshën 17-vjeçare përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e bukurisë “Miss National”, të organizuar në Brazil. Gjatë gjimnazit bëhet imazh edhe i disa reklamave. Familja e saj përbëhet nga tre pjesëtarë: mami, babi dhe Çiljeta. Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditëlindjes 15.12.1935. Aktualisht, është pensionist, por profesioni i tij ka qenë ekonomist. Origjina e tij është dibrane, mirëpo, duke pasur babanë oficer, është lindur në Delvinë. Mami i Çiljetës quhet Majlinda Xhilaga, e lindur më 23.05.1962 në Korçë. Profesioni i saj është parukiere. Çiljeta i ka bërë dhuratë mamit të saj një sallon bukurie në Tiranë, i cili mban emrin “Çiljeta”. Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj..."
Eshte ajo qe beri Cilieten te famshme! Format e saj te rrumbullaketa e kthyen ate ne nje simbol seksi per Shqiperin. Pikerisht keto forma jane dhurate e natyres, pasi ajo nuk mban dieten dhe ushqehet normalisht. Ushqimi i saj i preferuar jane makaronat dhe asnjehere nuk i privon nga vetja gjerat qe i pelqejne. Here pas here shkon dhe ne palester, dhe nuk pi alkool as cigare. Shpenzon shume per pamjen e jashtme. Sidomos tani qe eshte ne vemendjen e paparaceve, ajo eshte e kujdesshme cdo here qe del nga shtepia. Gardaroba e saj eshte shume e madhe. Nese me perpara ka qen e fokusuar tek veshjet, se fundmi kane filluar t'i pelqejne shume aksesoret. Nuk ka asnje still te vecante.Vishet sportive, elegante dhe estravagante. Nese me perpara ka qene shume e njohur per ndryshimin e flokeve dhe pamjen e jashtme, duket se tani eshte e kenaqur. " Mendoj se duhet te rri natyrale!", ka thene ajo ne nje interviste. "Me pelqen keshtu dhe nuk kam ndonje ide per te ndryshuar". Dhe keq nuk e ka. Ajo u shpalle perpara disa kohesh ne internet si kengetarja me seksi. Ajo la pas bukuroshe si Elvana Gjata, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Jo pak per nje vajze e cila kur debutoj ne skene me konkursin "Miss Shqiperia" kishte shume enderra ne sirtar.
Azhornimi i fundit: (E Diele, 08 Mars 2009 )
Nora Istrefi
Nora Istrefi
Vendlindja: Prishtine
Mosha: 24 Vjeç
Ditelindja: 25 Mars 1986
Shenja e Horoskopit: Dashi
Bukuroshja kosovare nuk eshte singell. Qe nga marsi i vitit te kaluar ajo eshte e fejuar me Robert Berisha i cili edhe ai merret me muzike. Kenga e pare e Nores eshte "shko tash" ku u prit shume mire nga publiku. menjhere pas kesaj kenge doli kenga tjeter e kesaj bukurosha "Taxi" qe mund te themi se me kete kenge e morri suksesin me te madh. Kjo kengetare me sharmin me zerin karakteristik me trupin e saj seksi dhe me kenget e nje pas njeshme ka arritur nje fame te madhe dhe e pelqyer kudo.
Noizy
Noizy, Noizy, Noisy, Otr, O.T.R, O.T.R., No1Zy
Vendlindja: Diber
Mosha: 24 Vjeç
Ditelindja: 27 Shtator 1986
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Emri i vertetë Rigels Rajku. Në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich)
Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi... Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate.
I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje.
Ka shumë still më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptarë. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge "streetfight" ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje - 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre.
Ne vitin 2008 Noizy ka lidhur një kontratë me "ZIG ZAG" records në të cilen u realizuan super hitet "O.T.R me zemer" , "Jena mbretër" & "Histori e gjatë" . Albumi i Parë i Noizy`t "PAK MË NDRYSHE" ka zgjatur gati 1 vit te plotë për tu realizuar në mënyrë shumë profesionale.
Inçizuar dhe masterizuar nga inxhinieri anglez TOM ON THE MIX , Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë.
Ne vitin 2010 doli në treg albumi me titull "Most Wanted MixTape".
Ne Vitin 2010 Noizy mori pjes ne eventin Top Fest me kengen What's up dhe Fitoi "Çmimin e Internetit" Noizy gjate veres do te kete edhe disa hite te tjera si kenga ( The King And Queen ) me kengetaren e mirenjohur Genta Ismajli . Adhuruesit e Noizyt do te kene mundesi te kenaqen edhe me 15 hite te tjera te tjere dhe albumin e tij te 3-te qe quhet "Living Your Dream" dhe thuhet se permban edhe 3 superhite verore.
Reperi Noizy, qe ka pas vehtes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire.
Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noziy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film.
”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij.
Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive evropiane”.
Kejsi Tola
Kejsi Tola, Kesi Tola, Keisi Tola, K.C. Tola, Ethet, Eurovision
U be e njohur kur kendoi ne ethet e vitit 2008 ku doli edhe fituese. gjithashtu ajo mori pjese ne eurovision 2009 qe u mbajt ne moske te rusise me kengen carry me in your dreams ( më merr në ëndërr).kjo kenge u pelqye nga e gjith evropa. arriti te hynte ne finale te eurovisionit ku me short ne finale kendoi e 19 ndersa ne gjysem finale e 16. gjithashtu kenga me merr ne enderr eshte kenga e pare e saj ndersa spotin e beri me tekst ne gjuhen angleze. per nje kohe teper te shkurter ajo rrembeu zemrat e shum te rinjeve shqiptare qofte ne shqiperi , kosove etj.....
Olta Boka
Olta Boka, Eurovision
Olta Boka ka kenduar ne ethet e vitit 2008. ajo u be e njohur me kengen "ZEMREN E LAME PENG" ku me kete kenge u paraqit ne eurovisionin 2008 qe u mbajt ne beograd te serbise. olta boka me kete kenge hyri ne zemrat e popujve te evropes. ajo ka bere nje kenge te re qe titullohet "S'DUHET TE TE DUA" . spotin e beri me supersonic produktion. nje kenge e saj titullohet "E LUMTUR TE DUA". Olta Boka e famshme si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove edhe pse eshte nej kengetare shume e re. zeri i saj i bukur e beri te njohur ate.
Bleona Qereti
Bleona Qerreti, Bleona Qereti
Vendlindja: Korçe
Mosha: 31 Vjeç
Ditelindja: 14 Maj 1979
Shenja e Horoskopit: Demi
Vendbanimi: Tirana
Gjatesia: 174 Cm
Pesha: 57Kg
Një nga më të njohurat këngetare& showgirl në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.
Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar të këngës zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën "Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni" Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër.
Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte në Ulqin. Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet denjesisht në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit. Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim". Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonë".
Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të bukura në degën e Aktrimit.
Prezanton Festivalin e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort". Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër. Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë. Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri.
Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në Fribourg ku prêt nderrimin e viteve.
Ne vitin 2002 rinovon kontraten me menaxherin Jeton Dautaj dhe ne janar te 2002 ftohet ne skandinavi nga shqiptaret se bashku me grupin Corona
.Ne muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj ne Zvicer Austri dhe Gjermani ne muajin prill ftohet serish ne skandinavi ( Copenhagen goteborg dhe oslo ) se bashku me grupin elita 5 .
Ne qershor 2002 diplomohet ne akademine e arteve te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”
.Ne korrik del albumi I saj I katert me titull ”ik meso si dashurohet” I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”.
Ne gusht Qereti nis nje turne madheshtor ne te gjithe shqiperine ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor perfundoi ne qytetin e Tiranes ku Qereti kendon se bashku me grupin Elita 5 live perpara syve te rreth 80 mije shikuesve.
Ne 1 nentor te ketij viti shkon ne Gjermani ne nje turne madheshtor per shqiptaret.Ne fillim te dhjetorit del ne treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull “ik meso si dashurohet”me insertet me te mira te turneut neper shqiperi.
Ne vitin 2003 vazhdon konceretet e saj ne Europe ne Zvicer Austri Gjermani Skandinavi etj.Ne pranveren e po ketij viti nis punen per albumin e saj te 5 ku krijon bashkepunime te reja me kompozitoret Wirus I.Berani Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.
Ne veren e 2003 ftohet ne ulqin ku jep koncerte per rreth 2 muaj ne diskotekat verore te Malit te Zi.Ne periudhen tetor –dhjetor 2003 krahas koncerteve ne diaspore kengetarja realizon nje turne prej 5 koncertesh ne Itali dhe Greqi ne te cilat pati nje pjesemarrje te bujshme te shqiptareve qe jetonin atje te cilet paten rastin ta ndiqnin kengetaren live ne skene,jo vetem prej ekraneve te festivaleve.
Ne dhjetor te po ketij viti del ne shitje albumi I peste I kengetares me titull”Ti nuk di as me ma…lyp”I shoqeruar nga vidioklipi me I ri I saj.
Gjate nderrimit te viteve shqiptaret ne Zvicer paten mundesine ta ndiqnin kengetaren nga afer ne nje nga diskot e zurihut ku ajo ishte e ftuar per 4 net.
Ne janar 2004 albumi I fundit arrin shifren 300 000 kopje te shitura(kaseta +cd) duke e shnderruar Bleonen ne kengetaren e pare dhe te vetme qe ka arritur kete rekord ne shqiperi.
Ne shkurt-prill 2004 vazhdon punen e saj ne koncertet e radhes ne diaspore .Ne qershor 2004 gjate nje vizite private ne USA,realizon performancen e saj te pare ne nje koncert promovues te kengeve te saj ne Chicago.Ky koncert u dha mundesine shume shqipetarve qe jetojne atje te kishin nje mbremje te paharruar ,duke bere foto dhe duke biseduar me kengetaren.
Me 18 qershor 2004 , ftohet per te marre pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne ambjentet e hotel PIAZA ne NY,ne te cilen nderohej z. Jams Bejker personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures komuniste.
Gjate veres 2004 ,kengetarja nis koncertet e saj te perviteshme ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.
Ne shtator 2004 merr pjese ne nje mbremje muzikore e ftuar nga shqipetaret me banim ne Suedi.mbremje ne te cilen ka kenduar live kenget me te bukura popullore te muzikes shqiptare.Mbas kesaj mbremjeje tani eshte bere tradite tashme qe ne programin e saj pervec kengeve me te bukura te albumeve,Bleona ne cdo koncert kendon dhe kenge popullore te zgjedhura LIVE nga muzika e larmishme shqiptare
Ne muajin tetor 2004 ftohet per te marre pjese ne spektaklin per MISS Albania ne USA.Spektakel ky I cili u realizua ne ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan.
Dy muajt e fundit te vitit 2004 vazhdon koncertet e saje ne Greqi,Itali ,Zvicer dhe Gjermani.
Viti I Ri 2005 e ka gjetur kengetaren ne Tirane ,Prishtine dhe Peje ,duke I shnderruar ato dite festash ne nje kujtim qe do te mbetet gjate ne memorjen e publikut.
Ne dy muajt e pare te vitit 2005 starton me koncerte ne Zyrih,Frankfurt dhe Dusseldorf .
Ne muajin mars 2005 ne USA,zhvillon nje nga takimet me te rendesishme ne karrjeren e saj ,me avokatin dhe menaxherin Michael Novak ku ai I propozoi kengetares qe ajo te futet ne tregun amerikan te muzikes duke provuar te realizoje nje CD me hitet me te njohura merikane.te cilat do te hapin dyert e koncerteve ta saj ne USA jo vetem per publikun shqipetar por edhe per ate amerikan.
Ne muajin prill 2005,Bleona fillon punen intensive per realizimin e kesaj Cd,ne nje nga studiot me prestigjioze ne Detroit e quajtur studio “A recording”.Ne kete studio jane realizuar albumet e J.Z Justin Timberlake disa kenge te EMINEM si dhe kolonat zanore te filmave “Rush Our”. E impresionuar nga disqet e shumte te platinte te ekspozuar te cilat kishin mbushur koridoret e studios ,ajo , me nje perkushtim te jashtazakonshem vendos te tregoje edukaten e punes se nje kengetareje profesioniste duke punuar per rreth 3 muaj cdo dite nga ora 18 deri ne oren 04 te mengjesit.E gjitha kjo ne shenje falenderimi per ata njerez te cilet ndryshuan rrenjesisht karrieren e saj,por njekohesisht.me nje pergjgjesi te madhe per te personikfikuar te gjithe artistet e tjere shqiptare.
Ne muajin qershor 2005, perfundon albumin e saj me 12 kenge anglisht.Duke mos lene pas dore asnjehere publikun shqipetar,duke shfrytezuar edhe lidhjet e shumta te studios me agjencite e tjera artistike eskluzivisht per te realizohet nje kenge nga kompozitori Kike Santander I cili eshte njeri nga kompozitoret kryesor te kengetarit Ricky Martin dhe te muzikes latine ne pergjithesi. Kenga titullohet Boom Boom dhe eshte realizuar ne dy variante shqip dhe anglisht.Mbas marrjes se licensave perktese per realizimin e kenges tek Henry Foxx agency ,ne fund te muajit qershor 2005 kengetarja realizon hitin e saj te ardhshem (Boom Boom ) I cili do te hidhet ne treg ne formen e nje CD single qe permban kengen BOOM BOOM ne variantin shqip, anglisht ,bilingual dhe karaokee.CD-ja single u shoqerua edhe me nje CD tjeter anglisht me hite te njohura amerikane e cila u dha FREE per publikun shqiptar.
Ne muajin korrik 2005,ne Miami FL realizon dy vidiot e kenges BOOM BOOM shqip dhe anglisht me nje nga kompanite me te njohura amerikane e quajtur “CHAOS FILM PRODUCTION” me producent Alyn Dorney I cili ka qene nje nga producentet e e videos “Love don't cost a thing” te J.LO.
Bleona Qerreti tenton të futet në tregun amerikan me këngë në gjuhën angleze. Madje dhe faqen zyrtare e ka realizuar në gjuhën angleze. Ajo që të impresionon është se këngëtarja shprehet në Biografinë e saj si këngëtare se populli shqiptar e identifikon si Mbretëreshën e Pop, në Botë, Madonna. Madje dhe festivalet shqiptare te zhvilluara ne Tirane ku kengetarja ka marre pjese, por ku nuk ka fituar asnjehere nje cmim te pare, ne faqen e internetit i ka cilesuar si "Grammy ne Europe". Gjithsesi, Bleona guxon dhe me qëndrimin në Amerikë pranë të dashurit shqiptar, po merret dhe me përfundimin e albumit të saj ne gjuhen angleze me te cilin mendohet te debutojë ne tregun muzikor amerikan.
Jonida Maliqi
Jonida Maliqi
Vendlindja: Tirane
Mosha: 27 Vjeç
Ditelindja: 26 Mars 1983
Shenja e Horoskopit: Dashi
Qe ne moshe te vogel ka patur deshiren per te kenduar dhe nuk privohej aspak nga ambjentet qe e rrethonin. Ishte pjanistje Nora Cashku e cila e degjoi per here te pare ne autobusin e unazes teksa po kendonte nje kenge te Parashqevi Simakut. Viten qe vijoi duke u terhequr nga keshilla e zonjes Cashku e ema e regjistroi ne konkursin e shkolles se muzikes “Deshmoret e Lirise” ku studioi per kater vjet violine. Ne moshen 9 vjecare nen ndikimin e Suzana Turkut Jonida drejtohet tek Qendra Kulturore e Femijeve ku starton dhe karriera e saj artistike. Ne keto festivale te organizuara brenda dhe jashte vendit ajo njihet me emocionet e skenes, me kenaqesine e te kenduarit live dhe te cmimeve te par ate karrieres. Me pas I vijon studimet ne shkollen “Jordan Misja” ku per tre vjet studion instrumentin e kitares. Ne moshen 13 vjecare ngjitet per here te pare ne skenen e madhe te pallatit te kongraseve ne nje duet me tenorin Aleksander Rrapi dhe me kompleksin e femijeve me kengetarin Sherif Mejdani. Skollen e mesme e kryen po tek “Jordan Misja” ne degen e kantos. Ne vitin 1997 rikthehet ne festivalin e kenges se bashku me tenorin Kastiot Tusha me nje kenge kushtuar Nene Terezes. Viti 1999 do ta shihte Joniden si soliste ne festivalin e pranveres dhe me pas ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen “Do jetoj pa ty” nje hit I hershem I saj, I cili vleresohet me cmim te dyte ne Nota Fest ne Shkup. Pas mbarimit te shkolles se mesme vazhdon studimet per kanto ne Akademine e Arteve nene drejtimin e pedagoges se njohur Nina Mula. Pjesmarjet e saj ne festivale si ai I pranveres dhe ai I fundvitit nuk mungojne ne axhenden e saj madje shtohen dhe Kenga Magjike, Maratona e Kenges Popullore Qytetare. Ne vitin 2005 nis punen per realizimin e albumit te pare duke bashkepunuar me Adi Hilen. Po kete vit vleresohet me cmimin e Interpretimit ne Kenga Magjike. Realizon nje videoklip per kengen “Fli tani” nje balade e ndjere dhe mjaft e pelqyer prej saj. Pas diplomimit ne vitin 2006 njihet me zhanrin e musical duke marre pjese ne 10 Komandamentet me rolin e Bithias. Ate vit del ne treg albumi “Nuk te pres” me rastin e 23 vjetorit te saj. Ne Top Fest 3 prezantohet me nje duet me Tunen dhe vleresohen me cmimin Best Female. Ne qershor te ketij viti merr pjese ne musical “Romeo dhe Zhuljeta” nen petkun e protagonists perkrah Alban Skenderaj. Viti 2007 vazhdon te jete impenjativ me pjesmarje ne koncertet e TOB, Festivali I RTSH dhe 45 vjetori I Festivalit te Femijeve. Se fundmi ajo morri pjese dhe fitoi cmimin e pare ne Kenga Magjike 2008.
Arta Bajrami
Arta Bajrami, Arta, Arta Bajrami Sekiraqa, Sekiraqa
Arta Bajrami is a very well known Albanian singer. She is extremely popular under the young albanian audience in Albania, Kosovo, Montenegro and Republic of Macedonia.
Arta is also known as The Albanian Queen of R&B . This is because she was the first singer to introduce R&B style to the Albanian public and one of the first R&B artists in the whole Balkan region.
She is lucky to have been able to win several music prizes in different Albanian music contests.
She is 29 years old and in 2009 she got married with a buissnessman.
Subscribe to:
Posts (Atom)